Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Ministria e mbrojtjes ukrainase ka njoftuar në llogarinë e saj në X se shteti suedez ka ndarë ndihmë për ushtrinë ukrainase në vlerë prej 1.2 miliardë dollar.

Sipas njoftimit të ministrisë, Suedia do të dyfishojë sasinë e CB90 të dhuruaran, nga 16 në 32, dhe do të dërgojë gjithashtu 146 kamionë, 1500 TOË, 200 AT4 me pajisje trajnuese, pajisje për infanterinë dhe për mbrojtjen nga kimikatet dhe agjentët biologjikë (CBRN).


Reklamë

Prej kësaj shume ata thanë poashtu se, 58 milionë dollarë do të alokohen për edukimin dhe trajnimet e ushtarëve ukrainas në vitin 2025.

Ministria ka falënderuar shtetin suedez për siç thonë “mbështetjen e tyre të palëkundur”.