Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të Gazmend Muhaxherit

 
   

Lëvizja Vetëvendosje qendra Pejë ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxheri, në seancën e Kuvendit Komunal të Pejës. Lëvizja ka dënuar fjalët e tij në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, të cilat i ka quajtur të papranueshme dhe skandaloze.

Në reagimin e saj, Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se salla e Kuvendit Komunal nuk është vend për deklarata të tilla, por një hapësirë për diskutimin e punëve dhe projekteve të realizuara apo të planifikuara në komunën e Pejës.

Ajo ka akuzuar kryetarin Muhaxheri për përdorimin e një gjuhe që mund të nxisë ndasi mes qytetarëve.

“Deklaratat e tij, të cilat pretendojnë se veprimet e Qeverisë i kanë shërbyer vetëm Serbisë, janë të papranueshme dhe të dëmshme. Një gjuhë e tillë, e përdorur nga kryetari i komunës, rrezikon të nxisë ndasi dhe përçarje mes qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.

Deklaratat e kryetarit, sipas Lëvizjes, janë të dëmshme dhe papranueshme për grupin e asamblistëve të saj, përfaqësuesit e tjerë të Kuvendit Komunal, institucionet e Kosovës dhe shtetësinë e vendit.

Vetëvendosje ka theksuar se qytetarët e Kosovës janë të lumtur që sovraniteti i shtetit është i plotë në çdo cep të venditl, duke i ka ftuar ata “të mos bien pre e deklaratave të tilla dhe të besojnë në institucionet e Kosovës”.