
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Blerim Gashit dhe Adrian Çollakut lidhur me gjuhën e ashpërsuar të kryeministrit aktual dhe njëherësh kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit përgjatë fushatës elektorale.
Gashi ka paralajmëruar se fushata e Lëvizjes Vetëvendosje do të ketë risi të tjera.
Sipas tij, motorat e goditjeve do të fillojnë nga e hëna nga LVV-ja.
“Nevoja që me ndërtu një ide se Albini ia nisi ranë e tash u nal e tash s’ka me ia nis prapë”, ka thënë Gashi.
Por megjithatë ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Çollaku.
Ai ka thënë se fushata tani veçse po përfundon.
“Po ai i ka majtet e veta o z.Gashi. Shyqyr që nuk të ngon ty Albini”, ka thënë Çollaku.