Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për ish-presidentin gjerman Kohler 

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler.

Përmes një postimi në “X”, Osmani shprehu mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur.

Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, shkroi Osmani në “X”.