Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK-ja tubim në Vushtrri, Krasniqi: Ta ndërtojmë urën e të ardhmes ma të mirë që na pret

 
   

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim me qytetarë në qytetin e Vushtrrisë.

Palestra sportive “Jeton Tërstena” ishte e mbushur plot me përkrahës të kësaj partie në Vushtrri.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vushtrriasve se në qytetin e tyre kanë shkuar për mision special në qytetin të cilin ai e quajti të kulturës, krenarisë, qytetin e Hasan Prishtinës, Azem Galicës e qindra luftëtarëve të UÇK-së.

“Sonte dua t’iu kërkoj diçka që nuk ia kemi kërkuar askujt tjetër në Kosovë. Sonte Vushtrri dua ta ndërtojë një urë bashkë me ju, një urë besimi, një urë të vërtetë mes të kaluarës që na dinjitet dhe të ardhmes ma të mirë që na pret”, tha Krasniqi.