4
Pritja dhe mbështetja e madhe që po merr nga qytetarët e kryeqytetit, Florian Dushi është një dëshmi e qartë, se njerëzit janë lodhur nga premtimet boshe, mospuna dhe dështimet e qeverisë aktuale në një mandat të plotë katër vjeçar.
Florian Dushi, gjatë mandatit të tij si Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ka realizuar me sukses një sërë projektesh, duke e bërë këtë drejtori një nga më aktivet dhe të suksesshmet në realizimin e detyrave të saj.
Andaj, siç deklarohen edhe qytetarët e Prishtinës, e kanë arsyen e përkrahjes për Dushin , tashmë edhe për deputet Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, numrin 44 , meqë për këto tri vitet sa ishte Kryeinspektor i Prishtinës me aksione të shumta ndryshoi dhe pamjen e shumë lagjeve té kryeqytetit.
Kogja shumë hapësira të uzurpuara janë liruar, aty ku kishte mbeturina të grumbulluara , tashmë janë pastruar dhe disa prej atyre vendeve janë shndërruar në parqe të gjelbëruara dhe atraktive.
Falënderues për këto punë e aksione janë edhe banorët ‘Lagja e
Muhagjerëve’ të cilët Dushi i vizitoi dhe bisedoi me ta.
Këtë takim Dushi e shënoi edhe në facebookun e tij me këto fjalë:
‘Në Mahallën e Muhaxherëve, një prej lagjeve ikonike të Prishtinës sonte në një pritje madhështore nga banorët.
LDK është e madhe, LDK është besë e shpresë për Prishtinën e gjithë Kosovën’
Florian Dushi në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet nga radhët e LDK-së dhe mbanë numrin 34.