Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamza nga Lipjani premton realizimin e autostradës Banullë-Duhël

 
   

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se pati një atmosferë e jashtëzakonshme në tubimin zgjedhor në Lipjan.

Ai ka thënë nga atje se autostrada Banullë-Duhël do të realizohet.

Kandidati i PDK’së për kryeministër ka bërë edhe zotime lidhur me zhvillimin e turizmit në këtë komunë.

“Atmosferë e jashtëzakonshme në Lipjan! Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet! Nga Blinaja e bukur, Shpella e Gadimes e deri në Janjevën historike, turizmi do të kthehet në forcë zhvillimi për Lipjanin! Çdo votë për numrin 131 është një votë për Kosovën”, ka thënë Hamza.