Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë

Shqipëria ka dërguar 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të misionit EUFOR ALTHEA.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se ky do të jetë kontingjenti i parë shqiptar në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnje

“Shqipëria shton praninë në misionin EUFOR ALTHEA. Një togë me 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë kontingjenti i parë shqiptar në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar ai.