
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit.
Sipas Gërvalles nëse kjo është e vërtetë i bie që të gjithë partnerët me të cilët bisedon ose e fshehin të vërtetën nga ajo ose flasin fjalë të tjera tjetërkund.
Gërvalla ka shtuar se është tepër naive të besosh që Amerika do të heqë dorë nga siguria e Kosovës apo që do të rrezikojë prosperitetin e Kosovës.
“Nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit sepse kjo do të thotë që të gjithë ata partner me të cilët bisedoj unë ose e fshehin të vërtetën nga unë ose flasin fjalë të tjera tjetërkund përkundrazi kjo qeveri e Kosovës mbaj mend në vitin 2021 kur sapo ishim zgjedhur deri kah mesi i vitit 2022 ende na i përmendnin ato fjalitë standarde duhet të luftoni korrupsionin duhet të reformoni administratën asnjë njeri i vetëm jashtë kufijve të Kosovës nuk ma ka përmendur në vitin 2024 fjalën korrupsion sepse ka konsens që në këtë vend korrupsioni luftohet edhe ligji respektohet prandaj shumica e partnerëve tanë janë shumë të lumtur me këtë zhvillim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i rëndësishëm i Kosovës. Është shteti që jo vetëm gjatë luftës por edhe pas luftës na ka përkrahur, është tepër naIve të besosh që Amerika do të heqë dorë nga siguria e vendit tonë, që kushdo në Amerikë do të rrezikojë prosperitetin e vendit tonë”, ka thënë ajo.
Emisari për “Misione të Posaçme”, Richard Grenell të hënën ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme.