Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr në spitalin e Tiranës, merr flakë magazina e neurologjisë

Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT në Tiranë është konstatuar prani tymi në katin -1.

Sipas burimeve të A2, ky ambient përdorej si magazinë ku kishte dyshek e sende të tjera, por jo pajisje spitalore.

Situata u vu në kontroll brenda 10 minutash nga shërbimet zjarrfikëse, në mënyrë që të mos dilte jashtë kontrollit.

Nga veprimet paraprake dyshohet për një ngjarje aksidentale, por ekspertiza sot do të përcaktojë shkakun.