Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Panamaja përgënjeshtron pretendimet e qeverisë amerikane për lejen e kalimit falas të anijeve të tyre

Panamaja ka përgënjeshtruar pretendimet e qeverisë amerikane se anijet e qeverisë amerikane janë lejuar të kalojnë falas në kanalin e Panamasë.

Departamenti I Shtetit tha në një deklaratë në rrjetin social X, se anijet e tyre qeveritare “tani mund të kalojnë transit në Kanalin e Panamasë pa tarifa, duke i kursyer qeverisë amerikane miliona dollarë në vit”.

Duke iu përgjigjur këtyre komenteve, Autoriteti I Kanalit të Panamasë (ACP) ka thënë se ishte i autorizuar të vendoste tarifa për kalimin transit në kanal dhe nuk ka bërë ndonjë rregullim për to”, raporton BBC.

Presidenti Trump ka përsëritur vazhdimisht dëshirën e tij për marrjen e këtij Kanali, që është kyç për tregtinë globale.

Anijet amerikane përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të trafikut në kanal. Sipas autoriteteve të kanalit, në vitin 2024, 52% e transiteve përmes rrugës ujore kishin portet e origjinës ose destinacionit në Shtetet e Bashkuara.

Deri në 14,000 anije përdorin kanalin çdo vit për të shmangur një udhëtim të gjatë dhe të kushtueshëm në majë të Amerikës së Jugut.

SHBA e ndërtoi kanalin në fillim të shekullit të 20-të, por, pas vitesh protestash, presidenti Jimmy Carter nënshkroi një traktat me Panamanë në vitin 1977 për të rikthyer gradualisht kontrollin e rrugës ujore, të cilën Trump e ka quajtur “një gabim i madh”.