Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vlora Çitaku reagon për ndërhyrjen në procesin e votimit: Nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit

Vlora Çitaku kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, ka reaguar ndaj ndërhyrjës së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ku ka vepruar jashtë çdo procedure zyrtare duke marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe duke i dërguar në ambasadë.

Ajo përmes faqës së saj zyrtare tha se çfarë duhet të bëjë Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit, dhe se krymenistri i Kurti i ftuar në TV Istogu, ka thënë që Kosova i ka punët mirë me Kosovën.

Tutje ajo shtoi se Kurti po i shtrembëron faktet qëllimisht.

“Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga detyra e Ambasadorit? Pa një zor të madh nuk ishin ngritë në këmbë i madh e i vogël brenda VV-së për me e mbrojtë. E në anën tjetër, nga TV Istogu, Kryeministri i përkohshëm i Kosovës së përhershme paska thënë që Kosova kurrë më mirë punët me Amerikën nuk i ka pasë. Ky njeri ose jeton në një univers paralel, ose shtrembëron faktet qëllimshëm. S’po e di cila është më keq.”, ka shkruar Çitaku.

Ndyrshe ajo potencoi se, Kosova mundet #MaMirë. Kosova meriton #MaMirë.