Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia shpall në kërkim 31-vjeçarin nga Peja, dyshohet për dhunë në familje

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Egzon Berishës, i cili po kërkohet për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë në familje”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.

Personi i kërkuar është:

EGZON (Enver) BERISHA i lindur me 13.09.1993 nё Pejё.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Lёndim i rёndё trupor”
“Dhunё nё Familje”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]