Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prishtina ushton “PDK, UÇK” – mbushet sheshi me përkrahës të partisë

Sheshi kryesor i Prishtinës është mbushur sot me simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përkrahës të PDK-së nga e gjithë Kosova janë mbledhur në Prishtinë për të kremtuar tubimin përmbyllës të partisë, që është më i madhi ndonjëherë.

Flamuj të Kosovës, Shqipërisë, SHBA-së dhe flamujt e tri shkronjave të arta, UÇK, u panë në tubim.

Të gjithë brohoriten “UÇK” dhe “PDK”, gjatë takimeve të ngrohta dhe përqafimeve me anëtarët e partisë, në krye me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Më poshtë pamje nga tubimi madhështor përmbyllës: