Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku: Jemi pak për t’u përçarë, kemi kundërshtarë të jashtëm mjaftë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur tubimin përfundimtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Para simpatizantëve të kësaj partie, fjalim ka mbajtur Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër.

Abdixhiku ka thënë se jemi pak të tu përçarë, sharë e ndarë, dhe sipas tij kemi kundërshtarë të jashtëm mjaftë.

“Në çdo tubim të madh, të vogël e të mesëm e kuptuam misionin tonë fisnik. Këtë mision fisnik të përfaqësimit të atyre pa zë e nervozë nuk kishin fjalë urrejtëse për tjetrin, nuk kishin mllef, nuk kishim inate, nuk kishim helm për tjetrin, jemi pak të t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë, jemi pak për t’u sharë, kemi kundërshtarë të jashtëm mjaftë. Kështu pra kuptimësohet një fushatë. Fushata merr kuptim kur afron, kur përbashkon, kur nxitë e kur motivon.” – ka thënë Abdixhiku.