2
Kandidati i LDK-së me nr 34 , Florian Dushi , pas tubimit përmbyllës zgjedhor me një atmosferë madhështore e të paparë në Sheshin e Republikës, në facebok-un e tij ka falënderuar qytetarët dhe iu ka kërkuar atyre që t’i thyejnë rekordet e daljes në votime këtë të diel për ta hapur një faqe të re të historisë.
Postimi i plotë:
Sonte përmbyllëm në një madhështi të paparë fushatën zgjedhore.
Faleminderit shumë që na qëndruat afër gjatë gjithë kësaj fushate të mrekullueshme që LDK kishte.
Mirënjohës deri në përulje të gjithë juve që më keni mbështetur gjatë kësaj kohe, shokëve e dashamirëve që më qëndruan në krah gjithashtu.
Nesër pres votën tuaj për LDK dhe për mua si kandidat i LDK-së me numër 34!