Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtetet baltike largohen nga rrjeti energjetik rus, i bashkohen BE-së

Shtetet baltike,  Estonia, Letonia dhe Lituania tani janë shkëputur nga rrjeti elektrik i Rusisë dhe i janë bashkuar rrjetit të Bashkimit Evropian.

Planet për këtë lëvizje – të cilat kanë qenë në punë që nga viti 2007 – u panë si thelbësore për sigurinë evropiane dhe ishin sjellë përpara pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

“Sot, historia është bërë,” tha shefja e BE-së Ursula von der Leyen në një ceremoni në kryeqytetin e Lituanisë. “Kjo është liri, liri nga kërcënimet, liri nga shantazhi”.

Rrjeti energjetik Brell – i cili përfshinë Bjellorusinë, Rusinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë – kontrollohet pothuajse tërësisht nga Moska dhe është parë prej kohësh si një dobësi për tre shtetet baltike.

Estonia, Letonia dhe Lituania janë tani anëtarë të NATO-s dhe nuk kanë blerë energji elektrike nga Rusia që nga viti 2022, por lidhja e tyre me rrjetin Brell i la ata të varur nga Moska për energji jetike.

Në fjalimin e saj, zonja Von der Leyen paralajmëroi se NATO duhet të jetë vigjilente ndaj hakmarrjes së mundshme ruse.

Në total, rreth 1.6 miliardë euro (1.33 miliardë £) u investuan në projektin për transferimin e tre vendeve në rrjetin e BE-së, me fondet e siguruara kryesisht nga BE, raporton BBC.

Tranzicioni u zhvillua gjatë dy ditëve, me tre vende që u shkëputën nga rrjeti rus të shtunën në mëngjes , duke funksionuar si një “ishull energjie” për rreth 24 orë dhe duke u futur në rrjetin e BE të dielën.