Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KQZ-ja deklarohet para mediave, pas mbylljes së qendrave të votimit

786,462 persona kanë votuar sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 19:49 nga procesimi i 90.25% të vendvotimeve.

Pra, kur kanë mbetur pa u proceduar edhe rreth 10% të vendvotimeve, 39.90% qytetarë del se kanë votuar sot në Kosovë.

Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt” sesa në zgjedhjet e kaluara, bëri të ditur më herët zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.