Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oda Amerikane shpreh shqetësimin për sulmet verbale ndaj medieve dhe institucioneve të drejtësisë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me sulmet verbale të Kryeministrit në detyrë ndaj gazetarëve dhe televizionit Klan Kosova, një prej medieve më të mëdha në vend.

“Në një ditë kur qytetarët e Republikës së Kosovës demonstruan demokracinë në veprim, sulmet e tilla jo vetëm që përbëjnë një sulm ndaj lirisë së shprehjes, por gjithashtu përbëjnë një nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës ndaj medies në fjalë, duke vënë në rrezik dhjetëra gazetarë dhe qindra punonjës të kësaj organizate”, thuhet në reagimin e OEAK.

në reagim po ashtu thuhet se sulmet e vazhdueshme verbale ndaj bizneseve, disa mediave dhe opinionistëve gjatë ditëve të fundit, si dhe ndaj prokurorëve dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit, cenojnë liritë themelore, për promovimin e të cilave shoqëria kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar dhe kanë investuar për vite me radhë.