Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërmet i ri i fortë në Santorini, paralajmërohet edhe një më i madh

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi zonën midis Santorinit dhe Amorgos, tha Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë.

Sipas shërbimeve sizmologjike, është tërmeti më i fortë në një seri tërmetesh që kanë goditur rajonin e Cikladeve.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, në ishullin Amorgos, në një thellësi prej 17 kilometrash, shkruan Kathimerini, transmeton Tanjug.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Atikë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se aktiviteti sizmik në zonë mbetet i lartë dhe pesë tërmete të tjera me magnitudë katër deri në pesë ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mbrëmë.

“Nuk mund të themi me siguri se ky ka qenë tërmeti kryesor. Fenomeni sizmik është ende dinamik dhe tërmete të tjera janë të mundshme”, tha drejtori i Institutit Gjeodinamik, Vasili Karastatis.

Ekspertët vënë në dukje edhe rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në Santorini.

Një ekip kërkimor nga Departamenti i Gjeologjisë i Universitetit Kombëtar të Athinës vuri në dukje praninë e shtresave të tokës vullkanike dhe formacioneve gjeologjike të prirura ndaj rrëshqitjeve të dheut.

Për shkak të vazhdimit të aktivitetit sizmik sot mblidhet Komisioni për Vlerësimin e Rrezikut Sizmik, i cili do të marrë vendime për monitorimin e mëtejshëm dhe masat për mbrojtjen e popullsisë.