1
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) përmes konkursit të rregullt ka zgjedhur drejtorët e rinj për nëntë klinika.
Nga QKUK-ja kanë konfirmuar për “Indeksonline” se drejtorët janë zgjedhur tashmë për këto nëntë klinika dhe se zgjedhja e drejtorëve të klinikave tjera është në procedurë.
Drejtorët e zgjedhur janë:
Ardian Shabani- drejtor në Klinikën e Syve
Mimoza Ukimeraj-Klinika e Nefrologjisë
Hajriz Rudari -drejtor në Kirurgjinë Vaskulare
Arsim Gashi- drejtor i Psikiatrisë Forenzike
Luan Morina- drejtor i Neonatologjisë
Faik Shatri- drejtor i Kardiologjisë
Sejdi Statovci- drejtor i Kirurgjisë së fëmijëve
Bujar Frangu- drejtor i Urologjisë
Aferdita Alaj-Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.