Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përqindje e lartë e votuesve nga Diaspora, nga KQZ tregojnë statistikat

 

80 për qind e të regjistruarve nga diaspora kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 persona, ndërsa me postë 68 mijë e 712 persona, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi, më 8 shkurt 2025, është 15,352 nga 20,324. Ndërkaq, lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68,712 pako me fletëvotime. Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10% (kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit). Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104,924 votues”, deklaroi Elezi