
Kandidati për deputet, Nezir Kraki është shprehur i bindur se qeveria Kurti tre do të bëhet e vetme, pa mbështetjen e partive opozitare.
Kraki ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka theksuar se e ka përjashtuar veten nga çdo bashkëpunim i mundshëm.
“Unë mendoj që koalicion nuk ka nevojë të ketë, por bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha partitë. Pa PDK, pa LDK ndërsa AAK e ka përjashtu veten nga ndonjë bashkëpunim i mundshëm jashtë koalicionit”, ka thënë Kraki.