1
Ka dështuar takimi i thirrur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me votimin e buxhetit të vitit 2025.
Në këtë takim, Hyseni kishte ftuar kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të Degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashitin, mirëpo, kjo ftesë u refuzua nga të dyja partitë.
Pas dështimit të këtij takimi, kryetari Hyseni mbajti një konferencë për media, ku tha se përpjekjet për votimin e buxhetit nuk do të ndalen dhe se do të ketë edhe ftesa të tjera.
Në lidhje me këtë, Partia Demokratike e Kosovës e ka konsideruar tejet të vonuar ftesën zyrtare të kryetarit të komunës së Gjilanit, ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media, e cila pritet të mbahet sot me fillim nga ora 14:00.