Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD-së godet me shishe ministrin Balla

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur tensione.

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka goditur me shishe ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit po fliste nga vendi i tij.

Noka është përplasur me gardistët, të cilët e kanë ndaluar t’i afrohej ministrit.

Për shkak të kësaj sjelljeje, kryeparlamentarja Elisa Spiropali vendosi përjashtimin e Nokës nga seanca.

Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për votat e diasporës, duke mos lënë asnjë kosto për emigrantët në këtë proces.

Një tjetër ndryshim është afrimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve dhe partive për t’i dhënë më shumë kohë KQZ-së për përgatitjen e fletëve të votimit dhe dërgimin e tyre tek diaspora.

Ndërkaq, PS nuk pranon propozimin e opozitës për votim me dokumenta të huaja, ndërsa ka pranuar propozimin që votat e diasporës të numërohen nga komisionerë politikë.

Tags: