
Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe për luftën në Rusi-Ukrainë.
Duke folur për zhvillimet që mund të ndodhin me këtë administratë, Gashi ka theksuar se ardhja e Trumpit më shumë duhet ta frikësojë Serbinë sesa Kosovën.
“Me ardhjen e Trumpit, frikësimi duhet të jetë më shumë në anën e Serbisë”, ka thënë Gashi.
Tutje, ai ka theksuar se Kosova duhet të jetë më e kujdesshme sa i përket raporteve me SHBA-të.
“Një trishtim ose frikë që duhet ta ketë Kosova është që relatat me Shtetet e Bashkuara domethënë me këtë administrate të jenë konkrete”, ka thënë ai.