
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë të ditur se Shqipëria u bë pjesë e një mekanizmi të rëndësishëm evropian të sigurisë në fushën e mbrojtjes.
“Gjatë Ministerialit të NATO-s në Bruksel, së bashku me Portugalinë, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI), duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje”, ka shkruar Vengu në Facebook.
Ai ka shtuar se Shqipëria iu bashkua kështu nismës gjermane, e cila synon të forcojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Evropës përmes pajisjeve dhe sistemeve të përbashkëta.
Tags: (European Sky Shield Initiative–ESSI)Pirro VenguTeve1