Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.

“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial.

 Si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani.