1
Reprezentuesi i Koresë së Jugut, Hwang Ui-jo, është dënuar me një vit burgim me kusht pasi filmoi veten duke bërë seks me një grua.
Ish-sulmuesi 32-vjeçar i Nottingham Forest ishte akuzuar se kishte filmuar fshehurazi veten duke bërë seks me dy gra, të cilat dyshohet se nuk e dinin se po regjistroheshin. Pretendohet se kjo ka ndodhur katër herë nga qershori deri në shtator 2022.
Ai u dënua për akuzat në lidhje me një grua nga Gjykata Qendrore e Qarkut të Seulit, por u lirua nga akuzat në lidhje me tjetrën, raporton agjencia e lajmeve Yonhap . Dënimi i tij është pezulluar për dy vjet.
Hwang kishte bërë 62 paraqitje ndërkombëtare për Korenë e Jugut dhe përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës 2022.