
Sot në Kosovë po festohet 17-vjetori i shpalljes së Pavarësisë.
Në këtë ditë historike, urime ka ndarë edhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj tha se sot u bënë 17 vjet që nga realizimi i ëndrrës shekullore të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, GËZUAR 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, 17 vjet nga realizimi i ëndrrës shekullore të popullit tonë për liri dhe pavarësi!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.