
Publicisti dhe analisti Milaim Nela ka komentuar fjalimin e zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ndonëse mbështeti të gjitha ato që i tha JD Vance, Nela mbeti i tronditur me deklaratën e tij që “Rusia nuk është rrezik për Evropën”.
Për këtë, ai përmendi faktin se si Kosova
“Për kujtesë Kosova ka qenë pjesë e fjalorit të Sergei Lavrovit, Dimitri Peskov dhe Maria Zacharovës në mënyrë të vazhdueshme bile edhe në kulmin e konfliktit me Ukrainën!
A do t’i mbijetojmë pazareve të dy “Sherifëve”?
A do t’i bëhen Putinit lëshime në Kosovë?
Kjo është pyetja, kjo është brenga ime!”, shkroi Nela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Dëgjova fjalën e n/presidentit Vance!
Ka të drejtë në shumicën e gjërave që tha!
Por ajo që ishte vërtet tronditëse për mua ishte deklarata e tij që Rusia nuk është rrezik për Europën!
Asnjë nuk e kapi dhe askush nuk u mor me këtë detaj por vrapuan të gjithë të interpretojnë deklaratat që në fakt nuk ishin për Ramën por opozitën rumune!
Nëse Europa ka një rrezik real sot e në veçanti Europa Lindore është Vladimir Putini dhe Rusia.
Në fakt kjo deklaratë sidomos për ne shqiptarët është një sinjal shumë i keq dhe paralajmëron lëshime të mundshme ndaj Rusisë dhe Putinit në Ballkan e veçanërisht në Kosovë.
Për kujtesë Kosova ka qenë pjesë e fjalorit të Sergei Lavrovit, Dimitri Peskov dhe Maria Zacharovës në mënyrë të vazhdueshme bile edhe në kulmin e konfliktit me Ukrainën!
A do ti mbijetojmë pazareve të dy “Sherifëve”?
A do ti bëhen Putinit lëshime në Kosovë?
Kjo është pyetja, kjo është brenga ime!
Të shohim çfarë do na sjellë ‘Jalta e Re’!