
Aleksandar Vuçiq nuk mund t’i mashtrojë studentët e Serbisë. Ata janë shumë të zgjuar për të rënë kaq lehtë pas këtyre trukeve të lira të SNS-së. Të gjithë i kuptuan deklaratat humoristike si Serbia dëshiron të shkëputet nga Kina.
Kështu ka thënë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm duke vënë në pah edhe një tjetër mashtrim të presidentit serb sa i përket Kosovës dhe sulmit terrorist të kryer nga disa serbë me në krye Milan Radoiciqin.
“Sa i përket Kosovës, ai e ka shteruar prej kohësh atë temë derisa Banjska ende po merr frymë në qafë, dhe po ashtu edhe Republika Srpska përmes dhjetëra e ca njoftimeve të Dodik për shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina.
Siç tha ai në një intervistë për Danas, qeveria po dështon të shkaktojë grindje mes studentëve përmes spinave rreth separatizmit imagjinar të Vojvodinës, dhe këtë e dëshmon më së miri skena që përloti në sytë e shumë qytetarëve dhe do të përfshihet në disa tekste të ardhshme të historisë, “kur studentët nga Beogradi dhe studentët nga Novi Sadi të shkëmbejnë flamuj në Urën e Varadinit”.
“Ata janë shumë të zgjuar për të rënë kaq lehtë pas këtyre trukeve të lira të SNS-së. Studentët e Nishit u përgjigjën me një pankartë ku shkruhej “Perëndimi, veriu dhe jugu le të puthin njësoj”. Dhe kishte edhe humoristikë si “Serbia Lindore dëshiron të shkëputet nga Kina””.
Sipas Popov, studentët, por edhe komuniteti akademik në tërësi, tashmë kanë përgatitur terrenin për largimin e kësaj qeverie të korruptuar.
“Protestat janë përhapur pothuajse në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në Serbi, ndërsa studentëve çdo ditë po u bashkohen edhe anëtarë të esnafeve të tjera, por edhe qytetarë të shumtë të thjeshtë, ndaj është një situatë me të cilën autoritetet nuk mund të përballojnë veçse duke ushtruar dhunë. Por ata tashmë e kanë provuar këtë dhe kanë parë se duke bërë kështu vetëm kanë nxitur zemërim dhe pakënaqësi edhe më të madhe tek ata qytetarë që deri vonë e kanë parë pasivisht gjithë këtë”.