
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letë urimi nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë.
Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në urimin e kryeministri Spajiq.
Zyra për informim e Kryeministrit bënë të ditur se Spajiq gjithashtu është shprehur i bindur në përmbushjen e pritjeve të partnerëve evropianë, për të arritur qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera, do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik.