Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë edhe për procesin zgjedhor të 9 shkurtit

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

“Diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.