Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​KQZ njofton se edhe në tri komuna të tjera po vazhdon numërimi i votave

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.

Procesi i numërimit sipas KQZ-së ka përfunduar në 35 komuna.

Ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.

Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimeve sipas komunave.