2
Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë.
Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.
Ndërsa rasti e ka konfirmuar edhe zëdhëndës policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se një person ka mbetur i plagosur.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
PrishtineQKUKTe shtena me arme