
George Washington, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara, u lind më 22 shkurt 1732 në Westmoreland të shtetit Virxhinia.
Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë Virxhinia. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe orator. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe gjeometrit.
Në moshë të re hyri në ushtrinë e Virxhinia. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe aleatët e tyre francezë.
Në vitin 1777, kur pritej të fillonte lufta për pavarësi nga Anglia, Kongresi e caktoi George Washington kryekomandant të Ushtrisë Kontinentale të sapokrijuar.
Pas fitores amerikane, George Washington u kthye në fermën e tij të dashur në Mount Vernon të Virxhinia dhe filloi të merrej me kultivimin e duhanit. Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.
Autoriteti i madh që gëzonte George Washington, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara më 30 prill 1789, në të cilin post shërbeu deri më 4 mars 1797.
George Washington ndërroi jetë më 14 dhjetor 1799, në moshën 67-vjeçare./kp