1
Polica në Fushë-Kosovë ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:50 në rrugën “ Elez Berisha” në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
“Rr. Elez Berisha, Fushë Kosovë 21.02.2025 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.