Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, pritet nga kryeministri Rama

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë ku është pritur në Rinas nga Kryeministri Rama.

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar vizitën e presidentit të Emirateve Arabe ditën e djeshme theksoi se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për rindërtimin pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re e rindërtimit në Spitallë është financuar e gjitha prej tij./Tvklan.al/