Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtria e Kosovës renditet e 141-ta në botë në indeksin e fuqisë ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës renditet e 141-ta në botë në indeksin e fuqisë ushtarake.

Indeksi i fuqisë ushtarake të Kosovës është 4.9141.

Kjo sipas të dhënave të Global Firepower.

Bazuar në forcën ushtarake e para renditet ShBA-të, Rusia, Kina, India, Korea e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia, Italia.

Sa i përket ushtrive të rajonit: Serbia radhitet e 63-ta, Kroacia e 74-ta, Shqipëria e 78-ta, Mali i Zi i 127-ti.

Për herën të fundit, fuqia ushtarake e Kosovës u rishikua më 8 janar.