Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani uron Kuvajtin për ditën e pavarësisë: Të forcojmë partneritetin!

 
   

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Lartmadhërinë Emirin e Kuvajtit, Princin e Kurorës dhe popullin e Shtetit të Kuvajtit për Ditën Kombëtare të Pavarësisë.

Ajo ka shprehur dëshirën që partneriteti mes Kosovës dhe Kuvajtit, si dhe lidhjet e respektit të ndërsjellë, të vazhdojnë të forcohen, duke sjellë progres dhe mirëqenie për të dy popujt.

“Urime Lartësisë së Tij Emirit Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Princit të Kurorës Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah dhe popullit të shtetit të Kuvajtit në Ditën e tyre Kombëtare.

Le të vazhdojë të forcohen partneriteti midis vendeve tona dhe lidhjet e respektit të ndërsjellë, duke nxitur përparimin dhe mirëqenien për njerëzit tanë”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.