Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KRU ‘‘Mitrovica’’ njofton se disa fshatra do të mbesin pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se ka si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në rrugën “Drenica” i cili gyp furnizon zonën e Qyqavicës, fshatrat e kësaj zone do të mbesin pa ujë.

Në njoftim bëhet e ditur se mungesa e ujit për këto fshatra do të jetë deri nesër, kur edhe pritet të përfundojë sanimi i defektit.

“Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në rrugën “Drenica” i cili gyp furnizon zonën e Qyqavicës, fshatrat e kësaj zone do të mbesin pa ujë deri ditën e nesërme kur pritet të përfundoj sanimi i defektit’’, thuhet në njoftim.