Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

 
   

Rastet kur zyrtarët policorë aksdentalisht kanë plagosur kolegët, vetën ose të afërmit konsiderohet shqetësues nga njohësit e fushës sigurisë të cilët thonë se kjo po ndodh shkaku i zvogëlimit të përiudhës së qëndrimit në akademi dhe mungesës së tranjimeve për përdorimin e armëve

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si kadetët e Policisë së Kosovës trajnohen për përdorimin e armës.

Megjithatë zyrtarëve policorë, në veçanti gjeneratave të fundit, armët zyrtare po iu shkrepin padashje, duke shkaktuar edhe pasoja.

Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për Dukagjinin thanë se vitin e kaluar dhe deri tani, kanë trajtuar dy raste kur zyrtarët policorë mbetën të plagosur aksidentalisht, nëri prej të cilëve brenda stacionit policor.

“Ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) gjatë vitit 2024 dhe vitit 2025-së ka trajtuar gjithsej dy (2) raste të policëve që janë plagosur aksidentalisht, njeri rast ka ndodhur ne vitin 2024 ku zyrtari policor nga pakujdesia e përdorimit të armës së zjarrit aksidentalisht plagos kolegen brenda objektit të stacionit policor ndërsa tjetri këtë vit (2025) ku zyrtari policor aksidentalisht plagos vetën”.

Por, përveç për kolegët e veten, zyrtarët policorë rezultuan të rrezikshëm edhe për të afërm nga përdorimi i pakujdesshëm i armëve të zjarrit.

Korrikun e kaluar,  në fshatin Dubravë të Istogut një 16 vjeçar aksidentalisht mbeti i vrarë nga një familjar i tij që ishte zyrtar policor, ndërsa në tetor, një zyrtar tjetër plagosi nënën e tij aksidentalisht.

Për gjitha këto raste ish-koloneli i Policisë së Kosovës Refki Morina, thotë se duhet të merren masa qysh në akademi meqë këto raste janë shqetësuse.

“Unë në lidhje me përdorimin e armëve dhe mësimin e përdorimin e armëve në akademi policore mendoj që është mirë të formohet një komision i posaçshëm që të vlerësohet planprogrami i manipulimeve dhe punës më armë”, ka theksuar ai.

Morina është i idesë së vazhdimit të trajnimit të përdorimit të armëve nga zyrtarët policorë edhe pas akademisë.

“Ata duhet të inkorporohen me armën e tyre, dhe arma e tyre të jetë pjesë e punës së tyre, të aktiviteteve të tyre, përkujdesjes së tyre në mënyrë që edhe stresi mos me ndiku që arma me u keqpërdorë ose me u përdorë në mënyrë të paarsyeshme”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë Valdet Hoxha thotë se në lidhje me këto raste janë disa faktorë.

“Duke filluar nga shkurtimi i periudhës trajnuese në total nga 6 muaj në 3 muaj,  po ashtu edhe shkurtimi i orëve trajnuese për armë të punojnësve të rinjë të policisë, pra këta janë faktorët bazik”, ka theksuar ai.

Radhët e Policisë së Kosovës, janë shtuar në vazhdimësi viteve të fundit, ku vetëm me  gjeneratën e fundit i janë shtuar edhe 462 kadet të rinj.