Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KFOR uron gratë që shërbejnë në këtë mision: Sot festojmë arritjet e tyre

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, KFOR-i ka nderuar forcën, përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjitha grave të jashtëzakonshme që shërbejnë në radhët e kësaj force dhe në mbarë Kosovën.

“Gratë në KFOR luajnë një rol jetik në paqeruajtjen, sigurinë dhe stabilitetin, duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet në urimin e KFOR-it.

Tutje, KFOR-it thotë se udhëheqja, qëndrueshmëria dhe angazhimi i grave, i frymëzon çdo ditë.

“Sot, ne festojmë arritjet e tyre dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për barazi gjinore, gjithë përfshirje dhe fuqizim brenda misionit tonë dhe jo vetëm”, ka uruar KFOR-i.