Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Canaj: Ka një distancë edhe ndërmjet partive opozitare

 
   

Partitë opozitare deri tash kanë refuzuar një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për ta formuar qeverinë.

Por, pavarësisht kësaj liderët e këtyre partive nuk kanë pasur ndonjë takim pas 9 shkurtit.

E kjo sipas profesorit Blerim Canaj tregon për një distancë mes tyre.

Sipas tij, opozita po të ishte serioze në qëndrimet e tyre do të ishin takuar deri më tash.

“Me faktin nga ajo që kemi dëgjuar dhe opozita nuk është takuar ende vërehet një farë distance mes tyre. Duke qenë në opozitë dhe sikur ta kishin pas aq seriozisht qëndrimin  tyre me siguri se deri më tash do të ishin takuar dhe do t’i kishin dhënë ndonjë mesazh edhe Albin Kurtit. Por njëkohësisht do ta rrisnin pazarin në raport me Albin Kurtin”, ka thënë Canaj në “InfoNata”.

Ai ka thënë se mes PDK-së dhe LDK-së për një bashkëpunim me Vetëvendosjen më shumë mund të ndodhë që LDK t’i bashkohet Vetëvendosjes.