Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Sot mbahet takimi ndërmjet delegacionit të ShBA-së dhe Ukrainë

Delegacioni i ShBA-së dhe Ukrainës do të takohen në Jeddah të Arabisë Saudite.

Ky është takimi i parë pas vizitës së presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky më 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë i cili u shoqëruar me tensione.

Qëllimi i takimit të sotëm është relaksimi i raporteve pas atij takimi.

Në kuadër të takimit të delegacioneve pritet të diskutohet rreth përfundimit të luftës tre-vjeçare me Rusinë.

Udhëheqësi i delegacionit amerikan, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur dje në Jeddah, dhe ka takuar së pari princin saudit, Mohammad bin Salman.

Me princin saudit në Jeddah, të hënën është takuar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sidoqoftë, Zelensky ka njoftuar se nuk do të pjesë e delegacionit ukrainas. Atë e kryeson shefi i shtabit të presidentit, Andriy Yermak.

Takime për luftën në Ukrainë, ShBA ka mbajtur edhe me përfaqësues të Rusisë.