Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdon rinumërimi në QNR/ Deri në orën 16:00 u rinumëruan 36 nga 50 vendvotimet

 
   

Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së, i datës 10 mars 2025.

Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga Komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave të tjera janë rinumëruar 3 sosh.

Në mbledhjen e mbajtur, më 10 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimve.

Fillimisht, KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025. Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga qendrat komunale të numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

Në vazhdim, KQZ-ja mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate. Këto vendvotime i takojnë Komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.