Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti e Orav, flasin për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë

 
   

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.

Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë.

U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë.

Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.