7
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e krijuar sa i përket çështjes së numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.
Duke marrë shembull Gjermaninë, në Rubikon Abdixhiku u shpreh se nuk është ndjenjë e mirë që KQZ edhe pas katër vitesh pa zgjedhje, të dështojë në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve.
”Është e paprecedentë. Gjermania me 70 milionë banorë, përfundoi zgjedhjet, numëroi votat, shpalli rezultatet, nisi negociatat për qeverinë e ardhshme”.
”Jemi më pak se një milionë vota”
”Kur një KQZ nuk arrin që pas katër viteve të mos kishte zgjedhje, të dështojë në ditën e zgjedhjeve, të jep një ndjenjë jo të mirë”.
”Në avullinë e madhe që u krijua atë mbrëmje, e pashë të rrugës që duhet qetësi. Kishte një shpërthim të panevojshëm nga kampi tjetër”.
”Që nga atëherë dhe sot jemi në proces të numërimit. Presim procesin e shpallje së rezultateve”.
”Pavarësisht është rregull demokratike që të pritet për shpallje rezultatesh”.
”Asnjë parti politike, s’ka arritur t’i realizojë targetet e veta. Ne nuk ishim në gjendje të bënim ndjenjën e atmosferës atë natë”.