
Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
“I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe pjesëtarë tjerë të kabinetit të tij, kryeministri u uroi të gjithë besimtarëve myslimane agjërim të lehtë dhe të pranueshëm”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për rolin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.